
Ylli i TikTok-ut, Jehane Thomas, është ndarë nga jeta pasi vuante nga dhimbjet e forta të migrenës, jo 3-4 ditë, por plot një muaj. Jehane ishte 30 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve.
Lajmi i vdekjes u bë i ditur nga mikesha e Jehane, Alyx Reast, e cila ka hapur edhe një llogari në GoFundMe, për të mbledhur para për të ndihmuar fëmijët e vegjël të së ndjerës. Isaac (3 vjeç) dhe Elijah (1 vjeç) kanë mbetur pa mamin e tyre dhe ajo u bëri thirrje njerëzve që të kontribuojnë për të ardhmen e vogëlushëve.
“Pavarësisht se vuante nga migrena dhe prej muajsh ishte e sëmurë, vdekja e saj ishte krejt e papritur dhe jemi jashtëzakonisht zemërthyer”, shkroi Reast në faqen në GoFundMe.
Thomas ishte mjaft aktive në TikTok dhe dokumentonte jetën e saj si nënë, që njëkohësisht vuante nga migrena.
View this post on Instagram
Në 15 mars, disa para se të vdiste, ajo ndau një foto me djemtë e saj në Instagram, duke thënë se ishte shtruar në spital prej dhimbjeve të forta, se nuk mund të lëvizte dhe se do të operohej. Operacioni u krye dhe pasi kaloi 1 javë në spital duke kryer analiza dhe ekzaminime, por fatkeqësisht, për shkaqe që ende nuk janë bërë publike, ajo u nda nga jeta.
Artikuj të sugjeruar: