Bota

U arrestuan për një video kërcimi: Selena Gomez mbështet 5 vajzat

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2023

U arrestuan për një video kërcimi: Selena Gomez mbështet 5

Pesë vajza iraniane u arrestuan për një video duke kërcyer. Fill pas kësaj, gratë iraniane dhe personazhe të njohur, si Selena Gomez, dolën në mbrojtje të tyre.

Pesë adoleshentet postuan videon në TikTok më 8 mars ku kërcenin me këngën e Rema dhe Selena Gomez, "Calm Down".

Adoleshentet thuhet se u arrestuan nga policia iraniane më 10 mars. Në Iran, gratë nuk lejohen të kërcejnë në publik ose të shihen pa flokët e mbuluar me hixhab. Pas arrestimit, mendohet se vajzat u detyruan të kërkonin falje për videon e kërcimit.

Selena Gomez postoi një artikull në Instagram duke thënë: “[Dashuri për] këto vajza të reja dhe të gjitha gratë e Iranit që vazhdojnë të jenë të guximshme duke kërkuar ndryshime thelbësore. Ju lutemi, dijeni që forca juaj është frymëzuese.”

U arrestuan për një video kërcimi: Selena Gomez mbështet 5

Në Iran, gratë kanë filluar të postojnë video në mbështetje të adoleshenteve duke kërcyer me të njëjtën këngë. Videot janë postuar duke e bërë të paqartë portretin e grave, në mënyrë që të ruhet anonimiteti për të shmangur arrestimet nga autoritetet iraniane.