Portieri argjentinas Leandro Requena shënoi një nga golat më të paparë që mund të shihni ndonjëherë gjatë fitores 3-1 të skuadrës së tij Cobresal ndaj Colo-Colo në ligën e futbollit të Kilit.
Requena gjuajti topin nga porta e tij. Për shkak se portieri i Colo-Colo, Brayan Cortés, ndodhej jashtë zonës së penalltisë, topi i kaloi sipër kokës dhe shkoi drejt portës. Cortés u pengua teksa u përpoq më kot të ndiqte topin.
??? El primer gol arco a arco del #CampeonatoBetsson
— TNT Sports Chile (@TNTSportsCL) March 18, 2023
Así fue la anotación de Leandro Requena desde su propia puerta y que dejó a Brayan Cortés quieto, provocando el error del portero albo en el #CSLvsCCxTNTSports. pic.twitter.com/HDL2K22QnS
Sipas TNT Sports Chile, goli u shënua nga një distancë prej 101 metrash, e cila, nëse ratifikohet nga Rekordet Botërore Guinness, do të thyente rekordin e mëparshëm.
Rekordi aktual është 96.01 metra, i vendosur nga Tom King në vitin 2021 gjatë një ndeshjeje midis Newport County dhe Cheltenham Town.
Menaxherët e skuadrës do të aplikojnë në Rekordet Guinness.