Celebrity

Gerard Piqué reagon për herë të parë pas ndarjes nga Shakira: “Vazhdoj të bëj çfarë dua”

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2023

Gerard Piqué reagon për herë të parë pas ndarjes nga
Instagram/Shakira

Ndryshe nga Shakira që s’e ka kaluar edhe aq mirë ndarjen, Gerard Piqué është super i lumtur dhe s’e ka në plan t’i kërkojë ndjesë ish-partneres për tradhtinë dhe as mënyrën se si u ndanë.
 
“Unë vazhdoj të bëj çfarë dua. Ditën që do të vdes, do shoh në të shkuarën dhe shpresoj që të kem bërë gjithçka kam dashur. Dua t’i qëndroj besnik vetes”, u shpreh ish-futbollisti për “El Pais”.
 
Ai gjithashtu shtoi se nuk do të shpenzojë më para për të pastruar emrin. “Nuk do shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Kanë ndodhur ndryshime në jetën time dhe e di se si ta ruaj lumturinë”, u shpreh ai.
 
Piqué u shpreh se për momentin, është totalisht i përqendruar në mbrojtjen e djemve të tij (për të cilët bashkëprindëron me Shakira-n), Milan (9 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç). “Të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre dhe përpiqen që të bëjnë më të mirën për fëmijët”, tha ai.
 
Ish-futbollisti priti plot 9 muaj për të thyer heshtjen dhe për t’u shprehur, pas ndarjes në qershor të vitit 2022. Shakira dhe Piqué i dhanë fund bashkëjetesës dhe lidhjes së tyre, pasi ish-futbollisti e tradhtoi këngëtaren me partneren aktuale, Clara Chia Marti.
 
Që prej asaj kohe, Shak i ka dedikuar disa këngë ndarjes, ish-partnerit dhe të dashurës së tij, por Gerard ka ruajtur qetësinë.
 
Ju do pyesni se ç’shenjë është Shakira dhe Piqué, që njëra është kaq e lënduar dhe tjetri kaq i qetë? Ujorë janë të dy! E kanë ditëlindjen edhe në të njëjtën ditë! Të gjithë jemi të paqartë. Faleminderit, fundjavë të bukur! 

Artikuj të sugjeruar: