
Disa javë pas dramës që pushtoi internetin, mes Selena-s dhe Hailey-t, ndryshimeve të shumta në rrjetet sociale të vajzave (ku Hailey humbi 1 milion ndjekës dhe Selena fitoi mbi 10 milionë, duke marrë statusin se ‘gruaja më e ndjekur në Instagram), qindra videove nëpër rrjetet sociale dhe akuzave ndaj Hailey-t, Selena reagoi përmes një postim në Instastory, ku u shpreh:
Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri me dije se ka marrë kërcënime me vdekje”, shkroi Sel dhe shtoi se Hailey ka marrë shumë komente të mbushura me urrejtje dhe negativitet.
Ajo theksoi se ky nuk është një qëndrim që ajo do të përcjellë! “Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje apo bullizim. Kam advokuar gjithnjë për mirësjellje dhe dua vërtet që e gjitha kjo të mbarojë”, u shpreh Selena.
Ajo dhe Hailey janë përfshirë në një dramë shumë aktive, që po zgjat prej javësh. Gjithçka nisi me një postim ku Sel tregonte vetullat dhe më pas, Kylie dhe Hailey postuan një foto të vetullave të tyre. Njerëzit menduan se u tallëm me aktoren dhe këngëtaren. Më pas, Selena komentoi në një video të vjetër, në të cilën Hailey tallej me mikeshën e Sel, Taylor Swift. Që atëherë, fansat e Selena-s nuk u ndalën.
Artikuj të sugjeruar:
- U arrestuan për një video kërcimi: Selena Gomez mbështet 5 vajzat
- Justin nuk ka në plan të thotë asnjë fjalë për dramën Selena – Hailey dhe ka të drejtë
- Selena Gomez arrin një rekord të ri dhe të paparë në Instagram
- Selena Gomez pranon se ka gënjyer, por jo për arsyen që mund të mendoni
- Si ka ndikuar drama Hailey – Selena në martesën e Hailey me Justin Bieber, sipas burimeve?
- Njerëzit mendojnë se ky detaj nga festa e ditëlindjes së Justin, është një dedikim për Selena-n
- Drama me Selena Gomez: Ja sa ndjekës humbi Hailey Bieber në Instagram
- Një shpjegim për të gjithë ju që s’e keni marrë vesh mirë dramën Selena-Hailey/Kylie