Celebrity

Thuhet se Lady Gaga është ndarë nga i dashuri, Michael Polansky

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2023

Thuhet se Lady Gaga është ndarë nga i dashuri, Michael Polansky
Instagram

Nëse u çudite nga ky lajm dhe s’e dije që Lady Gaga ishte e lidhur me Michael Polansky, në rregull je, sepse e kanë mbajtur shumë private lidhjen e tyre.
 
Por, thashethemet thonë se Lady Gaga dhe Michael janë ndarë para disa muajsh. Sipas një burimi për “Radar Online”, dyshja është ndarë me konsesus dhe se janë ende miq. Arsyeja e ndarjes, sipas burimit, është se nuk ranë dakord për martesën dhe nisjen e një familjeje, pasi Gaga ishte gati për ta ndërmarrë këtë hap, ndërsa Michael, ende jo.
 
Gjithsesi, thuhet se Gaga e ka marrë veten nga kjo ndarje dhe se ka nisur të dalë në disa takime romantike.
 
Dyshja ka qenë e lidhur për rreth 3 vite dhe janë munduar ta mbajnë shumë private lidhjen e tyre.

Artikuj të sugjeruar: