Muzika

Dyshja që s'e dinim që na duhej, Shakira & Ed Sheeran!

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2023

Dyshja që s'e dinim që na duhej, Shakira & Ed Sheeran!
Photo Credits: Hola!

Mesa duket zelli kreativ i Shakira-s këto kohë, nuk ka ndërmend të mbyllet me kaq. Ed Sheeran sapo zbuloi se po bashkëpunon me artisten kolumbiane, duke shkruar disa këngë për prodhimet e saj të ardhshme, të cilat ende nuk kanë tituj apo data publikimi.

Sheeran foli për disa nga projektet e tij në intervistën me Rolling Stone dhe përmendi emra të njohur me të cilët do të bashkëpunojë si J Balvin, Justin Bieber, Pharrell, Shakira dhe shumë të tjerë. 

Në rastin e Shakira-s, u zbulua se ai kishte shkruar disa këngë për albumin e saj të ri dhe njerëzit duken kaq entuziast!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rolling Stone (@rollingstone)

Disa prej tyre, madje, po shpresojnë që të paktën një prej këtyre këngëve të jetë një duet mes dy artistëve.

S'e dimë për ju, por kombinimi i Sheeran dhe Shakira-s na duket kaq interesant dhe i paparashikueshëm, prandaj do ishim kuriozë të shihnim se ç'do kurdisnin të dy.

Megjithatë, mes komenutesve ka dhe nga ata që thonë "Faleminderit, nuk e duam këtë këngë", apo se "Ed Sheeran po prish industrinë e muzikës". Ne sidoqoftë, mbetemi kuriozëëë dhe në pritje.