Celebrity

Pas *pothuajse* 12 vitesh martesë, Reese Witherspoon njofton divorcin nga bashkëshorti

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2023

Pas *pothuajse* 12 vitesh martesë, Reese Witherspoon njofton divorcin nga
Christopher Polk//Getty Images

Reese Witherspoon dhe bashkëshorti i saj, Jim Toth, janë drejt divorcit, pas 12 vitesh së bashku. Dyshja njoftoi njerëzit përmes një deklarate të përbashkët në Instagram, ku u shprehën:

“Kemi disa lajme personale për të ndarë…Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Kemi përjetuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecim përpara me shumë dashuri, mirësi dhe respekt reciprok për gjithçka që kemi krijuar bashkë”.

Ata shtuan:

“Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja, ndërsa shkojmë në këtë kapitull të ri. Këto çështje nuk janë kurrë të thjeshta dhe janë jashtëzakonisht personale”, dhe theksuan se e vlerësojnë respektin e privatësisë së tyre në këtë moment.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Reese Witherspoon (@reesewitherspoon)

Ata e dhanë deklaratën mbrëmë, ndërsa të dielën do të festonin përvetorin e martesës.

Një burim tha për “People” se: “Ata janë vërtet miq të ngushtë dhe ky është një vendim i përbashkët. Janë shumë të përkushtuar në bashkëprindërim dhe në të gjithë familjen e tyre, ndaj po e bëjnë këtë situatë sa më të butë për të gjithë”.

Toth dhe Witherspoon kanë qenë bashkë për më shumë se një dekadë dhe kanë një djalë, Tennesse James Toth, i cili ka lindur në shtator të vitit 2012. Sipas aktores, Toth është një baba mbështetës dhe argëtues, i cili është i dashur dhe i motivon fëmijët që të shohin aspektin e humorit në jetën e tyre.

Reese ka folur disa herë për ndikimin pozitiv që Toth ka në jetën e saj. Ajo i tregoi botës për martesën e saj sekrete në vitin 2019 dhe u shpreh se ajo dhe ish-bashkëshorti funksionojnë si një ekip. Ajo theksoi se Toth mbështeste ëndrrat dhe idetë e saj, duke e cilësuar veten si me shumë fat.