Kiara Tito është eliminuar sot nga shtëpia e “BBVA”, pas nominimit “kokë më kokë” me Olta Gixharin. Sipas vendimit të publikut, Kiara la shtëpinë e famshme.
Kiara është bërë pjesë e edicionit të dytë të “BBVA” më 24 dhjetor dhe brenda shtëpisë, ajo krijoi një lidhje dashurie me Luiz Ejllin.
Mes shumë momenteve emocionuese, debateve, zënkave, dashurisë, puthjeve dhe përqafimeve, moderatorja e mbylli këtë rrugëtim, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh, ama shprehjet e saj “e lëmë të rrjedhë” dhe “sinqerisht, realisht”, do të mbeten në mendjet e njerëzve.
Artikuj të sugjeruar:
- Iliri thotë se Luizi është një miks Ilir-Donald (& tregon cilësinë që i duhet për të fituar
- Çfarë i bën V.I.P-at të ndërrojnë mendjen për të hyrë në “Big Brother”?
- Biseda e Oltës dhe Kiarën i ndan komentuesit në dy grupe: Po ju, ç’mendim keni?
- Luiz Ejlli rikthehet në muzikë me një këngë, dedikuar Kiarës!