TV Mania

Kiara komenton (ftohtë) mbështetjen e Butrint Imerit

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2023

Kiara komenton (ftohtë) mbështetjen e Butrint Imerit

E ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, e eleminuara e fundit e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Kiara Tito, u pyet në lidhje me mbështetjen e Butrint Imerit, ish i dashuri i saj.

Kujtojmë se kohë më parë, Butrint Imeri postoi një foto të Kiarës në Instagram shoqëruar me një kurorë. E pyetur nga moderatorja e “Fan Club”, Megi Pojani, në lidhje me këtë mbështetje, Kiara, e cila nuk e kishte parë postimin, tha:

“Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht. “

Më tej, shtoi:

“Është rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet për çdo person kur ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare.”

Megi shtoi “e ke pasur mbështetjen e tij”, ndërsa Kiara u përgjigj shumë ftohtë, disi e bezdisur nga kjo temë diskutimi, duke thënë: “Ok, më bëhet qejfi.”