Showbiz dhe TV

Noizy dhe ndjekësit ironizojnë Mozzik: ‘Ka blerë 700,000 ndjekës’

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2023

Noizy dhe ndjekësit ironizojnë Mozzik: ‘Ka blerë 700,000

Në postimet e fundit të Mozzik në Instagram, komentet më të përhapura lidhen me blerjen e ndjekësve. Çfarë ndodhi?

Në shumë komente, njerëzit shkruajnë se numri i ndjekësve të Mozzik ndryshoi nga 1.2 milion në 1.9 milion në vetëm një orë. Pra, sipas tyre, Mozzik ka blerë të paktën 700,000 ndjekës. Aktualisht, Instagrami i tij numëron më shumë se 2.1 milionë ndjekës.

Noizy dhe ndjekësit ironizojnë Mozzik: ‘Ka blerë 700,000

Një rritje kaq e madhe, në pak orë, është me të vërtetë e çuditshme. Duket se ndër të parët që e vuri re ishte Noizy.

“Gjithsesi unë do e them se njerëzit nuk ma marrin për të madhe, nuk ma marrin për ters. Se fundja-fundit, të vërtetën thashë. Mozziku ka blerë nja 700,000 followers.” – thotë Noizy duke qeshur në një video tashmë virale.

Noizy dhe Mozzik bashkëpunuan në këngën “Bonjour madame”, e cila më vonë u fshi nga YouTube dhe u aludua për një prishje të marrëdhënieve midis reperëve.

“Nuk e di kush e ka bërë e çfarë ka bërë. Por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë zbatuar: Korrektësia, kur jep diçka duhet të marrësh diçka, interesat e përbashkëta. Jam shumë i sigurt që nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund nga ana e biznesit, sepse është biznes tashmë. Në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë,” tha Noizy në emisionin “Ditë pas dite”.