
Dje pamë se si Harry Styles puthej me Emily-n në Tokyo, por ç'bënte Olivia Wilde (ish-partnerja e Harry-t)? Epo, u takua në një ambient më të qetë me ish-bashkëshortin e saj, Jason Sudeikis, ndërkohë që shihnin ndeshjen e të birit, në Los Angeles.

Olivia dhe Jason kanë pasur disa konflikte në të shkuarën, veçanërisht për kujdestarinë e të birit, por nisur nga bisedat, përqafimet dhe buzëqeshjet, duket se i kanë lënë pas.

Regjisorja Wilde dhe Harry Styles kanë qenë të lidhur për 2 vite, derisa u ndanë në nëntor të vitit 2022, për shkak të axhendës së ngjeshur dhe mospërputhjeve të orareve. Asokohe, u tha se Wilde dhe Styles u ndanë me konsensus dhe se ende kanë shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin.
Artikuj të sugjeruar: