Celebrity

Khëm-khëm, a mos është ky i dashuri i ri i Angelina Jolie?

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2023

Khëm-khëm, a mos është ky i dashuri i ri i Angelina Jolie?
Getty Images

Angelia Jolie takoi miliarderin e pashëm David Mayer de Rothschild në restorantin e famshëm “Nobu” dhe drekuan së bashku për plot 3 orë, sepse ju e dini, koha kalon shpejt kur argëtohesh.

Khëm-khëm, a mos është ky i dashuri i ri i Angelina Jolie?
Backgrid

Ylli i “Maleficent” ishte gjithë kohës e buzëqeshur dhe dukej shumë e lumtur, ndërkohë që David ishte krah saj. Dukej se takimi nuk ishte aq formal, duke u nisur edhe nga veshja e tyre. Jolie, si besnike e së zezës, kishte veshur një fustan të gjatë, të zi, me dy çarje në pjesën e brinjëve, syze dhe stiletto në të njëjtën ngjyrë, ndërsa Rothschild, xhinse, pulovër, xhaketë casual dhe atlete.

Khëm-khëm, a mos është ky i dashuri i ri i Angelina Jolie?
Backgrid

Menjëherë nisën thashethemet se mos ndoshta ky është i dashuri i ri i Angelina Jolie, por le të mos harrojmë se edhe David është i interesuar në çështjet e filantropisë po aq sa aktorja e famshme. Mayer de Rothschild është një ambientalist i shquar, si dhe ambasadori i “Hyundai IONIQ” (makina e parë elektrike), gjithashtu, shumë i përfshirë në ngrohjen globale dhe çështjen e refugjatëve.

Khëm-khëm, a mos është ky i dashuri i ri i Angelina Jolie?
Backgrid

Nga ana tjetër, Jolie njihet për kontributin e saj në arsimimin, fuqizimin dhe mbështetjen ndaj grave dhe fëmijëve.

Sido që të jetë puna, Jolie dhe Rothschild shkojnë shumë bashkë.

Artikuj të sugjeruar: