
Javën e kaluar nisën ca thashetheme se Selena Gomez ishte takuar dhe puthur me Zayn Malik dhe sigurisht, zërat morën përmasa aq të mëdha, sa shkuan deri te Gigi Hadid, e cila është mëse okay me raportin Selena – Zayn, nëse kjo marrëdhënie është e vërtetë.
“Gigi s’e ka problem. Zayn mund të dalë me kë të dojë. Për sa kohë ai është i lumtur, i qëndrueshëm dhe vijon të bashkëprindërojë në mënyrën e duhur për vajzën e tyre, Khai, Gigi është në rregull”, tha një burim.
Për momentin, Selena dhe Zayn (#Zelena) janë kryefjalë në rrjetet sociale dhe kudo në TikTok apo Twitter do të shohësh lajme për ta.
Gjithçka nisi nga një video e postuar nga një vajzë, e cila tha se një mikesha e saj, që punon si hostess në restorantin “SoHo”, kishte parë Zayn dhe Selena duke u puthur dhe përkëdhelur.
S’e dimë sa e vërtetë është, ama dimë që Gigi është dakord.
Artikuj të sugjeruar:
- ‘Pothuajse gjithë natën bashkë’: Thuhet se Leo DiCaprio dhe Gigi Hadid po dalin *sërish*
- Si rrallëherë, Gigi Hadid flet për Zayn Malik dhe vajzën e tyre 2-vjeçare
- Ç’po ndodh? Pasi i dhanë fund marrëdhënies, Leo dhe Gigi shfaqen në të njëjtin vend
- Përditshmëria e Gigi Hadid si mami, duket kaq e ëmbël