Celebrity

Thuhet se Emily po i lutet Olivia Wilde që ta falë, pas puthjes me Harry Styles

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2023

 

Thuhet se Emily po i lutet Olivia Wilde që ta falë, pas puthjes me
Getty Images


Sipas burimeve për “Page Six”, modelja dhe aktorja, Emily Ratajkowski po i lutet Olivia Wilde që ta falë, pas puthjes së famshme me Harry Styles nëpër rrugët e Tokios. Kjo, sepse Emily dhe Olivia janë parë disa herë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, madje edhe në koncertin e Harry-t.
 
Burimi u shpreh se veprimi i Emily-t ndaj Olivia-s ishte tradhti dhe se kjo e dëmtoi miqësinë e tyre. Para disa javëve, Emily dhe Olivia u fotografuan së bashku me modelen Adwoa Aboah në zonën V.I.P në festën e “Vanity Fair”, pas ceremonisë së çmimeve Oscar.
 
Gjithashtu, është bërë virale edhe videoja kur Emily dhe regjisorja e “Don’t Worry Darling” kërcejnë dhe këndojnë në koncertin e Harry-t.

Ndërsa Olivia nuk ka thënë asgjë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim pas puthjes së modeles me këngëtarin, e cila shumë shpejt pushtoi internetin. Se si do vazhdojë drama, nuk e dimë, ama jemi gjithë sy e veshë.

Artikuj të sugjeruar: