
Nuk e dimë nëse i keni parë këto foto:
View this post on Instagram
Ama, komentuesit në këtë postim s'duken hiç të kënaqur, madje dikush i quajti vajzat - "influencueset që kanë dëmtuar më shumë njerëzit".
"Motrat nuk e bëjnë këtë... është e çuditshme", thuhet në një koment me mbi 1000 pëlqime.
Njerëzit mendojnë se motrat Kardashian e seksualizojnë qëndrimin e tyre bashkë dhe kjo ju duket e pazakontë për t'u bërë.
"Shumë e çuditshme se si Khloe, Kim dhe Kylie gjithmonë sillen në mënyrë kaq seksuale bashkë. Jo, faleminderit."
Të tjerë "nuk e kuptojnë se si dy motra mund të pozojnë kështu".
"E çuditshme, por duan vëmendje mesa duket", shkruan dikush tjetër.
Si gjithnjë ka dhe nga ata të cilëve fotot u duken krejtësisht normale.
"Janë thjesht motra që po kënaqen, ashtu siç duhet të bëjmë të gjithë në marrëdhënie të shëndetshme familjare. Kushdo që mendon ndryshe është për t'u shqetësuar", është shprehur dukesh.