TV Mania

Sipas Bledi Manes, Kiara Tito ‘zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë’

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2023

Sipas Bledi Manes, Kiara Tito ‘zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në

Sipas gazetarit dhe ish-banorit të "Big Brother VIP Albania", Bledi Mane, moderatorja Kiara Tito "zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë". Në një intervistë për "Wake up", ai pretendoi se Kiara "e ka idhull" Borën dhe sipas tij, gjatë qëndrimit të saj në "Big Brother" është përpjekur t'i ngjasojë.

“Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por është një lojtare mediokre. Pra, lojtare [sepse] ne po analizojmë lojën. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxirrte dhe kujt t’i afrohej. Unë e vura re që Kiara e adhuron famën," tha Mane.

"Më vjen keq që e them, por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. E ka idhull. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do të bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi. Pra, Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë..." shtoi më tej.

Nisur nga biseda në "Wake up", ai i referohet marrëdhënies së Borës dhe Donaldit (Luizi dhe Kiara) si edhe ndikimit pozitiv që pati sezoni i kaluar i "Big Brother" në karrierën e Borës. Padyshim që Bora ishte një moderatore e zonja dhe me përvojë në ekran, por fama e BBVA fill pas lidhjes së shumëpërfolur të Donaldit dhe Beatrix nuk ishte krejt e papërfillshme në karrierën e Borës (kujtojmë këtu 1 milion ndjekës në instagram; një nga emrat më të klikuar në Google etj).

Poll