Celebrity

Priyanka Chopra u thotë të gjitha grave që të ngrijnë vezët, por pse?

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2023

Priyanka Chopra u thotë të gjitha grave që të ngrijnë
Brian Feinzimer/Getty Images

Priyanka Chopra tregoi më shumë për vendimin e saj për të ngrirë vezët në fillim të të 30-ave të saj dhe u shpreh se inkurajon të gjitha gratë që njeh që të bëjnë të njëjtën gjë.
 
“E bëra kur isha në fillim të të 30-ave. Doja të arrija në një vend të caktuar në karrierën time. Gjithashtu, nuk e kisha takuar ende personin me të cilin doja të kisha fëmijë”, tha aktorja, duke shtuar se kjo periudhë i shkaktoi ankth dhe se e mori vendimin kur ishte 35 vjeç.

Ajo pohoi se u thotë të gjithëve që të ngrijnë vezët dhe nëse është e mundur, ta bëjnë disa herë.

“U them mikeshave më të reja në moshë se ora biologjike është e vërtetë. Pas të 35-ave, bëhet më e vështirë që të mbetesh shtatzënë, sidomos për gratë që kanë punuar gjatë gjithë jetës së tyre. (Ngirija e vezëve) është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes, pasi kështu rimerr fuqinë tënde nga ora biologjike dhe mund të punosh për sa kohë që do. Vezët e tua do të jenë në të njëjtën moshë sa ishe ti kur i ngrive”, përfundoi ajo.

Priyanka është nënë e një vajze, Malti Marie, së bashku me bashkëshortin, Nick Jonas. Vajza erdhi në jetë në janar të vitit 2022, përmes një nëne surrogate.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Priyanka (@priyankachopra)

Ngrirja e vezëve është një tematikë mjaft e diskutuar dhe shumë gra e kanë zgjedhur si mënyrën më të mirë, pasi kjo metodë i lejon ato të bëhen nëna në një periudhë më të përshtatshme të jetës së tyre.

Artikuj të sugjeruar: