Celebrity

Pse po thuhet se Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë?

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2023

Pse po thuhet se Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë?
Instagram

Britney u kërkoi njerëzve ta lënë të qetë, por mesa duket, kërkesa e saj nuk do të plotësohet, pasi gjejeni pak se me çfarë po merret Twitter-i? Pikërisht me martesën e Britney-t me Sam Asghari.

Në Twitter ka qarkulluar një foto e Sam, e shkrepur nga paparacët, në të cilën Sam shihet pa unazën e martesës. Menjëherë njerëzit nisën të pretendonin se martesa e Britney po kalon probleme, madje e spekuluan edhe për një divorc.

Pse po thuhet se Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë?
Twitter

Dyshimet u shtuan kur edhe Brit u fotografua pa unazën e martesës dhe mesa duket, ose e kanë lënë me mirëkuptim që të mos e mbajnë unazën, ose Britney e ka parë që Sam e ka harruar unazën e tij, ka thënë "Ou?!" dhe e ka hequr, ose vërtet ka probleme në parajsë.

Pse po thuhet se Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë?
Backgrid

Spears dhe Asghari u martuan në qershor të vitit të kaluar në një ceremoni mahnitëse në shtëpinë e saj në Kaliforni, ku ishin prezentë dhe V.I.P-a të afërt me çiftin.

Artikuj të sugjeruar: