
Që me hyrjen e Jorit në shtëpinë e "Big Brother VIP" kanë qenë të shumtë njerëzit që përmes komenteve dhe videove në TikTok, janë përpjekur të krijojnë idenë se me tyre ka (ose do të kishte shumë shpejt) diçka.
Sigurisht, tipi i afrueshëm i Jorit dhe tipi ngacmues i Luizit - ia kanë bërë akoma më të lehtë njerëzve të mendojnë se mes tyre mund të ketë të paktën flirte.
Gerti (ka folur në emër të të gjithëve) kur pyeti Luizin "nëse do kishte lindur diçka mes tyre, po të mos ishte Kiara".
"Jo, asnjëherë, edhe sikur të mos isha me Kiarën. Unë e ngacmoj, por e shoh vetëm si shoqe. Nuk jemi tipa që mund të përshtateshim për një lidhje”, kështu i është pëgjigjur Luizi.
Sigurisht, nuk presim që ky i fundit të jetë aq naiv sa të thotë: "Po, edhe mund të ndodhte diçka", por gjithsesi, e vlerësojmë përgjigjen e shpejtë...