
Ish-presidenti Barack Obama ishte personi më i ndjekur në Twitter, deri para pak ditësh, pasi kurorën e ka marrë vetë CEO i platformës, Elon Musk.
Për momentin, llogaria e Elon Musk ndiqet nga plot 133.4 milionë përdorues të Twitter-it, ndërsa ajo e ish-presidentit Obama, nga 133 milionë.
Musk fitoi rreth 50 milionë përdorues kur bëri me dije se do të vendosej në krye të Twitter-it dhe tanimë, numri është shtuar ndjeshëm.
Elon e bleu platformën në tetor të 2022-shit, pas muajsh betejash ligjore. Ai përfundoi marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe dhe sapo mori në kontroll kompaninë, pushoi nga puna disa nga drejtuesit kryesorë, përfshirë drejtorin ekzekutiv Parag Agrawal.
Ky veprim solli shumë shqetësime pasi Elon Musk tha se është një “absolutist i fjalës së lirë” dhe kjo ka sjellë shumë pikëpyetje në grupet e të drejtave të njeriut të cilët kanë argumentuar se mungesa e politikave të përmbajtjes mund të shkaktojë kaos.
Artikuj të sugjeruar:
- Grimes ndryshon emrin e vajzës 1 vjeç nga ‘Exa Dark Sideræl Musk’ në një pyetje, por cila? o.O
- Mijëra punonjës në Meta & Google nuk bëjnë asnjë punë dhe paguhen kot, sipas ekspertit
- Në 1 ditë, Elon Musk humbet sërish vendin si 'më i pasuri në botë': Kush po e rrëzon nga froni?
- Elon Musk ka një koment për performancën ‘satanike’ të Sam Smith!
- Elon Musk thyen një rekord Guinness, por jo për diçka pozitive