Celebrity

Më fal?! Disa orë pasi u puth me Emily, Harry Styles filmohet me ish-të dashurën

Shkruar nga Anabel

2 Prill 2023

Më fal?! Disa orë pasi u puth me Emily, Harry Styles filmohet me
Shutterstock

Vetëm disa orë pasi u puth me Emily Ratajkowski-n dhe bëri lëmsh rrjetin, Harry Styles u filmua duke ecur nëpër rrugët e Tokios me ish-të dashurën e tij, Kiko Mizuhara.

Më fal?! Disa orë pasi u puth me Emily, Harry Styles filmohet me
DailyMail


Ata u filmuan duke ecur në rrugë, më 26 mars, rreth orës 6:00 të mëngjesit dhe Harry ishte me të njëjtën veshje si në videon ku u puth me Emily-n, veçse kishte krahë engjëlli. Sipas burimeve, Harry dhe Kiko shkojnë shumë mirë bashkë dhe ai është plotësisht vetvetja krah saj.
 
Ndërsa, arsyeja pse janë filmuar bashkë mund të jetë sepse Kiko ka nisur një bashkëpunim me stilistin Marc Jacobs. Gjithsesi, kjo s’e bën më pak konfuze situatën.

Artikuj të sugjeruar: