
E ke parasysh kur ke një shoqe që pasi je zënë me të dashurin, të thotë, vishu, bëj makeup, gjejmë dritën perfekte dhe bëjmë ca foto? Mesa duket funksionon dhe këtë e mësojmë edhe prej V.I.P-ave.
View this post on Instagram
Së fundmi, Kylie postoi një seri me foto, ku prezantonte rimelin e saj të ri. E veshur me të zeza dhe një yll si përherë, fotot e Kylie-t morën edhe vëmendjen e ish-partnertit të saj, Travis Scott, i cili komentoi: “Një bukuri”.
Menjëherë fansat nisën t’i bënin reply komentit të reperit, shoqëruar me emoji.
Scott dhe Jenner u ndanë në janar të këtij viti, pas një marrëdhënieje të gjatë. Së bashku, ata kanë dy fëmijë, vajzën Stormi dhe djalin e vogël, Aire. Sipas burimeve, arsyeja e ndarjes ishte mospërputhja e stileve të jetesës, pasi Kylie ka si prioritet kohën me fëmijët dhe nuk i pëlqen më jeta e natës, ndërsa Scott ishte i përqendruar te studioja, muzika dhe argëtimi me miqtë.
Pas ndarjes, ata mbetën miq dhe bashkëprindërojnë për fëmijët e tyre.
Artikuj të sugjeruar: