Showbiz dhe TV

Ndërsa foli për Dean & Jorin, mos ndoshta, Kejvina ironizoi Kiarën dhe Efin?

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2023

Ndërsa foli për Dean & Jorin, mos ndoshta, Kejvina ironizoi

Kejvina mund të jetë përjashtuar nga “BBVA”, por kjo nuk do të thotë që nuk do të mbajë qëndrimet e saj mbi situatat brenda shtëpisë. Në një seri postimesh në Instastory, Kejvina ka dhënë mendimin e saj për Deamishelin dhe përplasjeve të saj me Efi Dhedhes, dha një mendim për Jorin, si dhe ka bëri disa postime, ku u referohet disa personave si “lëpirëse”.
 
Së pari, po ju tregojmë postimet ku Kejvina mbështet Deamishelin:

"Ka tre muaj aty brenda dhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde! Në fund të ditës, në kuadër të lojës ke bëtë gjithçka", shkroi Kejvina, duke i dhënë kurajo banores.

Më tej, shtoi:

"O të njoh unë që kemi ndarë shtratin, se sa e lezetshme dhe vajzë me botë je, o s'të njeh askush", shtoi Kejvina.

Ndërsa foli për Dean & Jorin, mos ndoshta, Kejvina ironizoi

Më pas, postoi një tjetër foto të Deas me skulpturën e saj, ku shkroi: "Edhe artiste", shoqëruar me një emoji me zemër.
 
Kështu u shpreh për Jorin:

"Pastaj kemi @joridelli, një super yll dhe vajzë pozitive, që s'ka pikë lidhjeje me djallëzinë e lëpirëseve vërdallë! Edhe kërcimet e shakatë që i bën me Luizin, etj, i ka 100% pa të keq, por thjesht kërcen, qesh, luan, pa asnjë synim të keq! Jori, je bukuria e asaj shtëpie". 

Ndërsa foli për Dean & Jorin, mos ndoshta, Kejvina ironizoi
 
Kalojmë te postimet që thuhet se i dedikohen Efit dhe Kiarës:

"Thellë-thellë, me zemër, Kuizi do Dean aq sa donte Oltën aty brenda...sepse janë luftarake dhe nuk lëpihen e shtiren për t'u dukur bukur në publik. Koha do të vërtetojë gjithçka", shkroi ajo.

 Ndërsa foli për Dean & Jorin, mos ndoshta, Kejvina ironizoi

Në postimin tjetër, me një foto të një freskueseje, shtoi: "Ndërkohë, unë për një moment harrova që s'jam Luizi e po imagjinoja sikur po më bënin fresk edhe mua. Edhe unë me këtë imagjinatën time shkoj shumë larg. Ça dështakeje jam, varja. Lëre se po e mbyll me kaq se nuk jam lëpirëse, jam panettone". 

Tani që e lexove, duam mendimin tënd:

Poll