Celebrity

Piqué i zhgënjyer me këngën e Shakira-s: ‘A i merr parasysh pasojat për njerëzit e tjerë?’

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2023

Piqué i zhgënjyer me këngën e Shakira-s: ‘A i merr

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piqué, ka folur për këngën e famshme të ish-partneres së tij Shakira, “Bzrp Music Sessions, Vol. 53”, e cila i referohet atij dhe partneres së tij të re, Clara Chia.

Ish-futbollisti ka kundërshtuar qëndrimin e këngëtares kolumbiane dhe ka sugjeruar që kënga nuk merr parasysh ndjenjat e të tjerëve. Piqué gjithashtu kritikoi edhe fansat e saj.

“Tema e diss-eve është ok, është në modë, por ne nuk mendojmë për pasojat që mund të ketë për shëndetin mendor të personit drejt të cilit drejtohen komentet,” tha ai në një paraqitje në Twitch me gazetarin Gerard Romero.

“Funksionon shumë mirë për një person, por ne nuk mendojmë për personin tjetër. Çfarë duhet të ndodhë? Ndoshta dikush kryen vetëvrasje dhe ne themi: "Oh, e tepruam?”

"Jam shumë i zhgënjyer me atë që është shoqëria," shtoi ai.

Piqué, me një ton serioz, tregoi se si pasojë e këngës së Shakira-s është ndjerë në shënjestër.

"Ju nuk e dini se çfarë kam marrë nga njerëzit që janë fansa të saj," shtoi ai. “Mua nuk më intereson sepse janë njerëz që nuk i njoh fare. Nuk e di, ndoshta nuk kanë jetë. Sa rëndësi t’i japësh? Zero. Nuk do t’i takosh kurrë në jetë, ata janë si robotë.”

Shakira i dha fund lidhjes 11-vjeçare me Gerard Piqué, e cili e tradhtoi me Clara Chia. Ajo e ka shprehur qartë mërinë dhe trishtimin e ndarjes në këngët apo intervistat e saj, ndërkohë që, Piqué, ka folur një herë për ndarjen e tyre, duke u shprehur se është shumë i lumtur me partneren e tij dhe se “bën çfarë do”.

Shak dhe Gerard kanë 2 djem: Milan (10 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç).