
Dueti i Miley Cyrus dhe Dolly Parton i vitit 2017, "Rainbowland", u konsiderua i papërshtatshëm nga disa shkolla në Wisconsin dhe një mësuese është e revoltuar për këtë.
Sipas People, Melissa Tempel, një mësuese e gjuhëve të huaja në Heyer Elementary në Waukesha, SHBA, nuk është e lumtur me faktin se kënga u hoq nga koncerti i klasës së parë.
"Nxënësit e mi të klasës së parë ishin shumë të emocionuar për të kënduar "Rainbowland" për koncertin tonë, por kjo nuk u lejua nga administrata", shkroi mësuesja në Twitter.
People raporton se Tempel iu tha se kënga ishte e ndaluar sepse Cyrus është personazh "i diskutueshëm". Megjithatë, mësuesja beson se kjo është për shkak të popullaritetit të Parton dhe lidhjes së këngës me komunitetin LGBTQ+.
My first graders were so excited to sing Rainbowland for our spring concert but it has been vetoed by our administration. When will it end? @waukeshaschools @DollyParton @MileyCyrus @mileyworld @gsafewi @CivilRights #publicschools pic.twitter.com/8Na0nETmDw
— Maestra Melissa (@melissatempel) March 21, 2023
Që nga momenti i publikimit, postimi viral i Tempel-it është parë mbi 152,000 herë dhe ka shkaktuar disa reagime.
"Gjithçka që Miley dhe Dolly thonë është se ato duan të jetojnë në një botë që pranon pa gjykim dhe ku njerëzit mund të jenë ata që duan të jenë," tha një prej prindërve të fëmijëve.
"Të jetosh në 'Tokën e Ylbertë'
Qiejt janë blu dhe çdo gjë madhështore
A nuk do të ishte mirë të jetoje në parajsë
Aty ku jemi të lirë të jemi pikërisht ata që jemi
Le të gërmojmë të gjithë thellë brenda
Hiqni mënjanë gjykimin dhe frikën
Bëjini 'gjërat e gabuara', të duhurat
Dhe përfundoni luftën
Sepse unë premtoj se askush nuk do ta fitojë" - është një pjesë e tekstit të këngës së "ndaluar".
Burimi: Pop Crush