Twitter ndryshoi logon e tj legjendare të zogut blu duke vendosur logon e një kriptomonedhe të njohur – imazhi i një qeni në një meme virale.
Përdoruesit vunë re se logoja e zogut blu ishte zëvendësuar me imazhin e qenit Shiba Inu, Kabosu, të lidhur me kriptomonedhën Dogecoin, e cila u krijua si shaka në vitin 2013 për të tallur kriptomonedhat e tjera si Bitcoin.
— Elon Musk (@elonmusk) April 3, 2023
Musk nuk e ka shpjeguar arsyen e ndryshimit, por disa përdorues spekuluan se ishte menduar si një shaka për 1 prillin, të cilën kompania nuk e realizoi dot në kohë.
The new CEO of Twitter is amazing pic.twitter.com/yBqWFUDIQH
— Elon Musk (@elonmusk) February 15, 2023
Por, ka pak gjasa. Kjo lëvizje e re nuk mund të jetë krejt rastësore, nëse marrim në konsideratë se më 31 mars, Elon Musk kërkoi nga një gjykatë në SHBA që të rrëzonte një padi të ngritur kundër tij nga investitorët e Dogecoin për 258 miliardë dollarë për një skemë të supozuar piramidale.
Reuters raportoi në qershor të vitit të kaluar se sipas ankesës, paditësit pretendojnë se Musk e dinte se që nga viti 2019 kriptomonedha nuk kishte asnjë vlerë, por promovoi Dogecoin që të përfitonte nga tregtimi i saj.
“Musk përdori piedestalin e tij si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar skemën piramidale Dogecoin për fitim, ekspozim dhe argëtim,” thuhet në padi.
Vlera e Dogecoin u rrit vitin e kaluar pasi Musk njoftoi se produktet e Tesla mund të bliheshin duke përdorur atë.
Me ndryshimin e logos së Twitter-it, vlera e Dogecoin shkoi nga 0,079 dollarë në 0,094 dollarë, vlera më e lartë e monedhës që nga nëntori i vitit të kaluar.