Arbër Hajdari nuk e priti shumë mirë rikthimin e Kiarës dhe Efit në “BBVA” dhe pati edhe një përplasje dhe komtente goxha thumbuese drejtuar (ish)banoreve. Por, ajo që na bëri shumë përshtypje është postimi i opinionistit në Instastory, ku Arbri shkroi: “Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: “Të hift vedja në qejf”. Ironikisht, Arbri zgjodhi një shprehje shkodrane, meqë Luizi është shkodran. ;)
Nuk duam të përhapim panik, por postimi u bë direkt pas debateve të Efit dhe Deamishelit, si dhe përplasjeve që ka pasur Kiara me disa banorë. Nisur nga këto ngjarje, shumë njerëz e kanë kritikuar lojën e dy banoreve që u rikthyen, si shumë arrogante dhe shpeshherë i kanë quajtur edhe “mendjemëdha”.
Pse mendojnë njerëzit se postimi i tij u dedikohet vajzave? Epo, Arbri ka pasur ca përplasje me Efi dhe Kiarën në studio, para se ato të rihynin brenda shtëpisë. Ai u tha vajzave se do u duhet një freskuese me vete, që t’i bëjnë fresk Luizit. Opinionisti shtoi se nuk mendon se do të ketë një strategji të re në këtë lojë. Sigurisht, nuk e kurseu një kunjë edhe për Kiarën, ku tha se ndoshta ajo “e kuptoi që s’ka nevojë për hapësirë”.
“Tani që ke dalë jashtë ti, s’ke nevojë as për hapësirë, as për rrjedhje”, tha Arbri, duke pasur ca komenete pasiv-agresive me Kiarën dhe Efin.
Se për kë e ka Arbri, nuk jemi të sigurt, por gjithsesi, është një probabilitet shumë i lartë që t’ia kushtojë shprehjen Efit dhe Kiarës.