Celebrity

Një person në TikTok thotë se Georgina ka gënjyer për mënyrën se si është takuar me Cristiano-n

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2023

Një person në TikTok thotë se Georgina ka gënjyer për
Instagram/ Twitter

Në dokumentarin e saj, “I Am Georgina”, në Netflix, Georgina Rodriguez ka rrëfyer historinë e dashurisë me Cristiano Ronaldo, duke thënë se ajo është takuar me partnerin ndërkohë që ishte shitëse dhe ai klient në një dyqan Gucci, por mesa duket, një ish-koleg i saj, i quajtur Pablo Bone, tregoi në TikTok se rrëfimi e Georgina-s nuk kishte lidhje me atë që ka ndodhur në realitet.

Pablo, përmes disa videove tregoi se kishte punuar me Georgina-n në një dyqan Gucci rreth dy muaj para se ajo të bëhej e famshme dhe tha se ajo punonte në seskionin e grave, ndërsa ai në departamentin e burrave. Ai kujtoi momentin kur Cristiano hyri në dyqan dhe të gjithë kthyen kokat, pasi ai ishte shumë i gjatë, por gjithsesi, theksoi se për këtë profil klientësh, kujdeseshin menaxherët e dyqanit. Për sa i përket njohjes, Pablo tha se çifti është takuar në një festë.

Sipas Gio-s, takimi me Ronaldo-n ka qenë dashuri me shikim të parë dhe ajo ka rrëfyer se e ka takuar brenda ambienteve të Gucci-t.

@pablobonee Respuesta a @Arivila8 INSTA: PABLOBONEE @PABLETE.HA ? fashion show(256764) - TimTaj

Pablo zbuloi pak edhe rreth personalitetit të Georgina-s:
 
“Georgina ka qenë gjithnjë e tillë, edhe kur nuk kishte shumë para. Ajo kishte një lloj arrogance dhe epërsie. Kërkonte të ishte gjithnjë e suksesshme dhe e famshme. Jetonte në një apartament shumë të varfër dhe shumë të lirë, por donte të ngjitej sa më lart. Kur takoi Cristiano-n, ky ishte shansi i saj për t’u bërë një yll”, tha ai.

Artikuj të sugjeruar: