Showbiz dhe TV

Fjoralba Ponari thumbon Efin & Kiarën, por s’e ka personale!

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2023

Fjoralba Ponari thumbon Efin & Kiarën, por s’e ka personale!
Photo Source: Google Images

“Ose do të vdesësh një hero ose do të jetosh aq gjatë sa të shohësh veten duke u bërë armik” ka thënë Harvey Dent… po këto te #bbvipal s’do kenë dëgjuar për të” - kështu shkruan Fjoralba Ponari në një postim në Twitter dhe me ngjarjet e ndodhura së fundmi në "Big Brother", njerëzit janë të bindur se moderatorja e ka fjalën për rikthimin e banorëve të vjetër në shtëpinë e "BBVA".

Postimi i saj ka patur disa reagime, të cilave Fjoralba s'ua përtoi përgjigjet.

Dikush i shkruan "dhe ty të kishim mangët të na komentoje", së cilës moderatorja ia kthen kështu:

"Po [zemër], meqënëse s'kanë njerëz të tjerë afër që ua duan të mirën e i lënë të vetëdegjenerohen, ndoshta ju si fansa ia jepni një sinjal."

Fjoralba Ponari thumbon Efin & Kiarën, por s’e ka personale!

Dikush mendon se Fjoralba po përdor standarde të dyfishta sepse s'ka patur kështu reagimesh për Dean apo Kejvinën.

"Kam reaguar, për të gjitha çfarë ke përmendur. Gabimi është gabim dhe si të tillë i kam dënuar. Problemi është verbëria që keni ju, që justifikon çdo gjë të shëmtuar, vetëm e vetëm sepse e bën i/e preferuari/ja juaj", shkruan Fjoralba.

Fjoralba Ponari thumbon Efin & Kiarën, por s’e ka personale!

Në Instagram, Fjoralba ka sqaruar edhe termin "vetëdegjenerim" që u përdor si fjalë kyçe në titujt e portaleve:

Fjoralba Ponari thumbon Efin & Kiarën, por s’e ka personale!

Fjoralba Ponari thumbon Efin & Kiarën, por s’e ka personale!