
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë fotografuar së bashku në pushime në Hawaii, pas zërave për ndarje. Sipas burimeve, ata po shijonin shumë shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe pse nuk kishte puthje apo prekje mes tyre (të cilat, për hir të së vërtetës, kanë qenë gjithnjë normale mes tyre).

Këto foto vijnë pas zërave se Megan dhe MGK ishin ndarë, por sërish kontaktonin me njëri-tjetrin. Dyshja ka qenë në vëmendjen e publikut, për shkak të gjithë thashethemeve që qarkulluan. Këto thashetheme u ndezën kur Megan postoi një album fotosh me mbishkrimin: “Mund ta shijosh pandershmërinë/ Është e gjitha në frymën tënde”. Më pas, i bëri unfollow MGK dhe follow Eminem. Gjithashtu, fshiu ose arkivoi të gjitha fotot me reperin. Më pas, mbylli Instagram-in.

Menjëherë gëluan zërat e Machine Gun Kelly e kishte tradhtuar aktoren. Megan u rikthye në Instagram, për të bërë me dije se jo, arsyeja nuk ishte një palë e tretë.
Miqtë e dyshes u shprehën se ata ishin drejt ndarjes. Më vonë, qarkulloi edhe thashethemi se Megan dhe MGK i kishin dhënë fund marrëdhënies, por vijonin të komunikonin, por tanimë, me fotot e reja nga pushimet, nuk dimë ç’të mendojmë.
Artikuj të sugjeruar:
- A janë ndarë Megan Fox dhe MGK? Edhe po, edhe jo!
- Thuhet se Megan Fox dhe MGK janë duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre
- Ç’thuhet tani për marrëdhënien e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?
- Megan Fox rikthehet në Instagram, për të reaguar ndaj zërave mbi arsyet e problemeve në çift
- Zbulohet pse Megan Fox është kaq e mërzitur me partnerin e saj (& ka shumë të drejtë)