Në një moment të jetës sonë, të gjithë kemi kërkuar në Google për simptoma që mund të kemi pasur dhe padyshim jemi frikësuar kur befas, Google na ka listuar se një arsye mund të jetë kanceri. E dimë, e frikshme.
Me përhapjen e inteligjencës artificiale, si ChatGPT, ekspertët po shqyrtojnë se sa të besueshme mund të jenë këto chatbot-e për pyetje të ndryshme.
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Maryland (UMSOM) vendosën të vlerësojnë sa përshtaten përgjigjet e ChatGPT për 25 pyetje të zakonshme në lidhje me parandalimin dhe shqyrtimin e kancerit të gjirit.
“Ne zbuluam se ChatGPT iu përgjigj saktë pyetjeve për rreth 88% të rasteve, gjë që është shumë e mahnitshme,” tha autori përkatës i studimit Dr. Paul Yi, Asistent Profesor i Radiologjisë Diagnostike dhe Mjekësisë Bërthamore në UMSOM.
Në shkurt 2023, ata dërguan çdo pyetje në ChatGPT tre herë për të parë përgjigjet. Tre radiologë të gjirit më pas vlerësuan këto përgjigje dhe zbuluan se ato ishin të përshtatshme për 22 nga 25 pyetjet.
Ekspertët po analizojnë se si ChatGPT i jep rekomandimet e ekzaminimit të kancerit për të qenë sa më të saktë me përgjigjet dhe sa më të kuptueshme, ndonëse thonë duhet të drejtohen padyshim te mjeku për çdo simptomë.
- Burri i jep fund jetës pasi një chatbot e bindi të sakrifikonte veten për klimën
- Italia ndalon përdorimin e ChatGPT, pas pretendimit se cenon privatësinë e përdoruesve
- OpenAI thotë se 80% e punëve mund të ndikohen nga ChatGPT: Këto janë më të prekurat
- ChatGPT dhe roli i shqiptares Mira Murati në krijimin e inovacionit më të përfolur