Social Buzz

Po teoria e flokëve në TikTok, çfarë është?!

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2023

Po teoria e flokëve në TikTok, çfarë është?!
Photo Credits: TikTok

Së fundmi duket sikur i gjithë TikTok-u po flet për teorinë e flokëve, por në të njëjtën kohë askush nuk po shpjegon se çfarë do të thotë.

Gjithçka që mund të keni parë janë video vajzash me modele të ndryshme flokësh.

Për çfarë bëhet fjalë?

Teoria sugjeron se edhe një detaj i vogël në stilimin e flokëve, mund t’ju transformojë komplet pamjen.

Pra, në thelb, teoria argumenton se njerëzit ju perceptojnë ndryshe bazuar në modelin e flokëve. Ata mund t’ju trajtojnë ndryshe apo të flasin ndryshe me ju.

Një shembull konkret i kësaj janë kamarieret, që thonë se “marrin më shumë bakshishe, nëse kanë bishtaleca”. Një shembull i shpifur, e dime, por më i miri që kishim për momentin.

Nuk ka ndonjë shkencë të madhe pas gjithë idesë se ne dukemi ndryshe me modele të ndryshme flokësh, megjithatë thjesht për të na e rikujtuar – vajzat e TikTok-ut po bëjnë disa video njëra pas tjetrës me modele të ndryshme.

Dhe ne s’po ankohemi për këtë.

Burimi: The Tab