
Disa mesazhe që pretendoheshin se ishin shkëmbyer mes Kiarës dhe personit që pretendohet se menaxhonte më parë Instagramin e Luizit u bënë virale në TikTok, por miqtë/familjarët që menaxhojnë Instagramin e Kiarës mohuan çdo pretendim.
Në mesazhe shkruhet se Kiara ka firmosur një kontratë me produksionin e “Big Brother VIP Albania” në lidhje me pagesën e saj si banore e re e BBVA.
“Këto biseda që po qarkullojnë në rrjet, janë TË RREME. Nuk ka patur një komunikim nga Kiara me personin në fjalë,” shkruhet në Instagramin e moderatores.
Kiara Tito u bë sërish pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” së bashku me Efin, Ronaldo Sharkën dhe Bledi Manen. Rihyrja e saj u pasua me diskutime të shumta, kryesisht për sjelljen ndryshe ndaj Luizit dhe raportin me Efin.
- Çfarë na mëson reagimi i njerëzve ndaj përplasjes Efi - Kiara?
- Sipas Luizit, këto janë çudirat më të mëdha të këtij “BBVA”
- A duhet të mërzitesh kur shoqja s’të poston në Instagram? O.o
- Fjoralba Ponari thumbon Efin & Kiarën, por s’e ka personale!
- Arbër Hajdari ironizoi Efin dhe Kiarën?
- Kiara apo Efi: Kush e meriton më shumë finalen sipas jush?
- Ndërsa foli për Dean & Jorin, mos ndoshta, Kejvina ironizoi Kiarën dhe Efin?