
Një klip viral në Twitter dhe Reddit tregon se si Travis Scott priste të “bombardohej” nga fansat në Japoni, por nuk ndodhi asgjë.
Videoja ka miliona shikime në postime të ndryshme dhe njerëzit thonë se “u jep siklet”.

31-vjeçari në një moment heq kapuçin dhe pret reagime nga njerëzit përreth, por asgjë.
Dikush shkroi:
“Më shkrin së qeshuri pauza që bën kur kthehet mbrapa dhe pastaj kupton që s’po i plas askujt.”
Një person gjithashtu thekson se nuk është çudi që shumë fansa të repit japonez të mos e njohin Scott, pasi ai mezi ka arritur në “Top 50” të toplist-ave të muzikës aziatike.
“Të vetmit artistë perëndimorë që mund të njihen në Japoni janë Justin Bieber, Ariana Grane, Taylor Swift, Rihanna dhe ndonjë tjetër. S’e di pse mendoi se do ta njihnin”, komentoi një tjetër përdorues.


Megjithatë, ka njerëz që kanë patur edhe mendime të tjera.
Dikush tha se “ndoshta as ata s’do e kuptonin nëse një personazh do u kalonte pranë”, aq më tepër që “japonezët s’janë shumë të mirë me njohjen e fytyrave”.
Të tjerë thanë se ndoshta Scott është ndjerë mirë sepse për herë të parë në kaq kohë, u ndje si një njeri normal.