Shqipëria

Cilat vende duhet të vizitoni në Shqipëri, sipas ChatGPT

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2023

Cilat vende duhet të vizitoni në Shqipëri, sipas ChatGPT
Foto: Shutterstock

"ChatGPT, cilat vende duhet të vizitoj në Shqipëri?"

“Shqipëria është një vend i bukur me një histori të pasur dhe peizazhe natyrore mahnitëse. Këtu janë disa nga vendet më të mira për t'u vizituar në Shqipëri:” – u përgjigj chatbot-i më i përfolur i momentit.

Cilat ishin këto vende? ChatGPT përmendi Tiranën për “Muzeun Historik Kombëtar dhe ndërtesat shumëngjyrëshe në zonën e Bllokut”, ndërsa Beratin si “një vend të trashëgimisë botërore të UNESCO-s me arkitekturë dhe pamje mahnitëse”.

Në vijim, shtoi Gjirokastrën për "rrugicat me kalldrëm dhe kështjellën në majë të kodrës"; Butrintin për "rrënojat mbresëlënëse dhe peizazhet begdetare"; Ksamilin për "ujërat e kristalta dhe plazhet me rërë të bardhë".

Por lista nuk mbaron me kaq. Chatbot-i listoi edhe Parkun Kombëtar të Valbonës, si një "park natyror perfekt për ecje, ujëvara dhe pamje malore"; Shkodrën për "kështjellën dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Apollonia dhe rrënojat e saj, fshati piktoreskt i Thethit me shtëpi guri dhe ujëvara si edhe Syri i Kaltër ishin gjithashtu pjesë e listës.

Kur e pyetëm ChatGPT për të tjera sugjerime, na kërkoi që t’i tregonim më shumë për preferencat dhe interesat tona.

Thënë kjo, nëse jeni lodhur duke u përpjekur të vendosni se ku të shkoni me pushime (brenda ose jashtë vendit), mund të përdorni ndihmën e inteligjencës artificiale. Ndoshta do t’ju japë sugjerime interesante. Sidoqoftë, duhet që më tej të hulumtoni më seriozisht për informacionin.