
Ditë e re, thashethem i ri në botën e internetit! Sipas zërave që po qarkullojnë së fundmi, Kylie Jenner mund të jetë lidhur me aktorin Timothée Chalamet, sipas një burimi në “Deux Moi”.
View this post on Instagram
Llogaria e “Deux Moi” postoi në Instagram se Kylie dhe Timothée janë çifti më i ri, por ende nuk ka ndonjë foto apo provë që tregon se ata të dy janë bashkë. Nga ana tjetër, “Deux Moi” është një burim relativisht i besueshëm, sepse gjejeni pak kush i tregoi botës për marrëdhënien e Kendall Jenner dhe Bad Bunny, për Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, apo për Kim Kardashian dhe Pete Davidson? Pikërisht, “Deux Moi”!
Domosdo, interneti u çmend dhe nisi me postimet në Twitter.
Dikush thotë se vajzat e familjes Jenner po i mbledhin burrat e saj të preferuar si Pokemonë, referuar raportit të Kendall – Bad Bunny dhe tani, zërave se Kylie dhe Timothée janë bashkë.
the streets are saying timothee chalamet and kylie jenner are dating … the jenners are collecting my men like pokemons, signing OFF pic.twitter.com/SdLAzwEebn
— amie (@aamivv) April 6, 2023
Një tjetër person s’i mban dot të qeshurat:
timothée chalamet and kylie jenner dating ??????? MAN WHAT DID I JUST READ BYEEEEEpic.twitter.com/ZTeUEAaDXZ
— susán ? (@tulusayeezpojeb) April 7, 2023
Një tjetër, super zemërthyer:
Streets are saying that Timothée Chalamet is dating Kylie Jenner... pic.twitter.com/LMBCVxE5Pl
— Dane McDonald (@TheDaneMcDonald) April 6, 2023
E një tjetër person, thjesht s’ka më zemër për të tilla informacione:
Live reaction of me reading the Timothée Chalamet and Kylie Jenner news pic.twitter.com/v2AZOveWGn
— Kate (@thekate_gatsby) April 6, 2023
Se sa e vërtetë është s'e dimë, ama për diçka jemi të sigurtë: Me këdo të lidhen vajzat e klanit Kard-Jenner, sërish interneti do të ketë ca reagime që s’i marrim vesh.
Artikuj të sugjeruar: