Instagramming

Nisur nga rasti i Afrona Dikës, pse na bën mirë t’i fshijmë fotot me ish-in?

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2023

Nisur nga rasti i Afrona Dikës, pse na bën mirë t’i
YouTube

Afrona Dika, e ftuar dje te “Në Kurthin e Piter Pan”, tregoi arsyen pse i ka fshirë fotot e saj me ish-partnerin, këngëtarin Blero.

Afrona u shpreh: “E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam pasur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do të ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë”.

Nisur nga kjo, pse na bën mirë t’i fshijmë fotot me ish-partnerin/en?

Para se të nisim me arsyet, duhet të të themi se çdo vendim të takon ty dhe se askush nuk të gjykon nëse do apo s’do t’i fshish fotot. Zgjedhja të takon ty, pasi është jeta jote, si dhe rrjetet sociale dhe foto janë po ashtu të tuat.

Tani, kalojmë tek arsyet:

Siç tha edhe Afrona, të ndihmon gjatë procesit

Fshirja e fotove të bën të ecësh përpara pak më shpejt, pasi truri ynë ka tendencën që imazhet t’i lidhë me ngjarjet dhe kujtimet. Kur ti sheh fotot me ish-in, një pjesë e jotja rikujton të gjitha momentet me të dhe kështu, e bën më të vështirë që ta harrosh.

Dërgon një mesazh të qartë te miqtë dhe familjarët

Nëse fshin fotot me ish-in, gjithnjë e më pak do të përballesh me pyetjen: “Ua, pse je ndarë ti me (x)?!”. Ne kuptojmë shumë gjëra nga rrjetet sociale, ndaj me fshirjen e fotove, do të japësh një mesazh të qartë se po, jeni ndarë!

Zvogëlon shanset për të njohur dikë të ri

Nëse ke në feed-in tënd të Instagram-it foto me ish-in, ndoshta djemtë/ vajzat do të mendojnë se je në një lidhje dhe do të stepen të të shkruajnë.

Me shumë gjasa, ish-i do të mendojë që do të rikthehesh me të
 
Le të jemi të sinqertë, të gjithë këtë do të mendonim! Domethënë, ky është sinjali që dërgon, sidomos nëse ish-i i ka fshirë fotot me ty.

Më pak drama në Instagram-in dhe jetën tënde
 
Imagjino, je duke parë ndonjë film si “Eat, Pray, Love” dhe papritur ke një DM. Sheh nga sektori i njoftimeve dhe është emri i ish-it. E hap me zemër në dorë mesazhin dhe sheh që të ka dërguar postimin tënd me ndonjë shprehje ironike, apo tipike: “Akoma s’më ke harruar?”.

Po pra, u nevrikose?!
 
E ke lënë në të kaluarën
 
Ish-i i përket të kaluarës dhe atje duhet të mbetet. Por, ndoshta fotot në feed-in tënd tregojnë të kundërtën. Fshirja e tyre simbolizon një fillim të ri dhe tregon qartë që të paktën, në Instagram, ai/ ajo është e kaluara.