Celebrity

Thuhet se Madonna është ‘e dëshpëruar’ për të kthyer fytyrën natyrale

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2023

Thuhet se Madonna është ‘e dëshpëruar’ për

Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara turneut të shumëpritur botëror, sipas thashethemeve të fundit.

Mbretëresha e Popit, 64 vjeç, u përball me kritika të pafundme pas daljes në Grammy në shkurt, ku mori kritika për ndryshimin në pamje.

Një burim tha për Page Six se krijuesja e hitit "Like A Prayer" po i nënshtrohet procedurave që do t'i rikthejnë tiparet e saj natyrore. “Ajo sheh dhe dëgjon se çfarë thonë njerëzit për të dhe, për turneun, ajo dëshiron të duket më shumë si vetvetja për fansat e saj,” shtoi burimi.

Thuhet se Madonna është ‘e dëshpëruar’ për

Pas Grammy Awards, Madonna u ktheu përgjigje të ashpër të gjithë atyre që kritikuan pamjen e saj në Grammy, duke i konsideruar sulmet ageism dhe mizogjini (ageism - diskriminim ndaj individëve ose grupeve në bazë të moshës së tyre; Mizogjini - mospëlqimi, përbuzja, paragjykimi ose urrejtja ndaj grave).

“Sërish jam shënjestruar nga ageism dhe mizogjinia që përshkojnë botën në të cilën jetojmë," tha ajo. “Një botë që refuzon të vlerësojë gratë pas moshës 45-vjeçare dhe ndjen nevojën për të ndëshkuar nëse ajo vazhdon të jetë një grua me vullnet të fortë, punëtore dhe aventuriere."