Kinema & TV

Thriller erotik: Historinë e këtij seriali mund ta urreni, por gjithsesi do ju fiksojë!

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2023

Thriller erotik: Historinë e këtij seriali mund ta urreni, por

Më 13 prill, Netflix do të publikojë “Obsession”, një thriller erotik që me siguri do të jetë nga ata që e mbaroni brenda ditës. Në këtë rast....brenda natës....vonë!

Një lidhje intensive mes një kirurgu dhe të fejuarës së djalit të tij kalon në një fiksim të rrezikshëm, gjithëpërfshirës, me pasoja shkatërruese për të gjithë familjen.

Seriali ka të bëjë me dëshirat dhe fiksimet e fshehta dhe është cilësuar si “shumë misterioz”.

Historia e ndarë në katër pjesë bazohet në novelën e Josephine Hart, “Damage”. Misteriozja Anna Barton fillon një lidhje pasionante me babain e të fejuarit të saj, William.

Ndërkohë që Anna përpiqet t'i mbajë të dyja marrëdhëniet, William përfshihet në një vorbullë fiksimi. Por sa kohë mund ta mbajnë fshehur sekretin e tyre para se dikush të lëndohet?

Kasti përfshin Richard Armitage (“Stay Close”, “The Stranger”) si William, Charlie Murphy (“Happy Valley”, “Peaky Blinders”) si Anna, Indira Varma (“Luther”, “Game of Thrones”) si gruaja e William, Ingrid dhe Rish Shah si i fejuari i Anna-s, Jay (“Ms Marvel”, “Strangers”).

The Guardian në një artikull për “Obsession” thotë se seriali "e çon seksin në një nivel tjetër".