
Kudo nëpër Twitter po qarkullojnë lajmet se Kylie Jenner është lidhur me aktorin Timothée Chalamet, por në fakt, miqtë e saj mendojnë se në të ardhmen, ajo do të rikthehet me ish-partnerin dhe babain e fëmijëve të saj (Stormi dhe Aire), Travis Scott.
Sipas Us Weekly: “Miqtë e Kylie-t nuk besojnë se ajo dhe Travis i kanë dhënë fund njëherë e mirë lidhjes. Ata gjithnjë e kanë pasur marrëdhënien “on & off”, ndaj s’është diçka e re për ta. Ndihen sikur dashuria është ende atje dhe se do ta gjejnë prapë rrugën për te njëri-tjetri".
Burimi shtoi edhe se ata flasin gjithë kohës dhe se Travis do t’i kalojë Pashkët me Kylie-n dhe fëmijët. Ata bashkëprindërojnë në mënyrë perfekte, por miqtë e saj mendojnë se lidhja Kylie-Travis është shumë më e thellë se kaq dhe se s’i kanë humbur shpresat për një rikthim. Në fakt, për miqtë është thjesht çështje kohe derisa t’i shohin sërish në krahët e njëri-tjetrit.
E në fakt, Travis, si rrallëherë, komentoi në fotot e Kylie-s dhe ajo mendon se veprimi i tij është shumë i ëmbël, veçanërisht sepse ai zgjodhi ta shprehte mbështetjen në një mënyrë kaq publike.
View this post on Instagram
Travis dhe Kylie kanë pasur gjithnjë një marrëdhënie paksa të paqëndrueshme dhe deri më tani, janë ndarë dhe bashkuar disa herë.
S’dimë më shumë, presim se ç’do të ndodhë. Ne jemi gjithë sy e veshë.
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit në Japoni s’e njohin: Reagimi i Travis Scott bëhet viral në rrjet!
- Pra, mesa duket, fotot e Kylie-t ishin aq yll, sa i komentoi edhe ish-i, Travis Scott
- Kjo është arsyeja *e vërtetë* pse Kylie dhe Travis Scott i dhanë fund lidhjes
- Thuhet se Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndarë sërish!
- Ç'ndodhi? I gjithë rrjeti kundër Travis Scott, pas akuzave për tradhti!