Celebrity

Njerëzit kritikojnë ashpër Halle Berry-n për foton nudo dhe ajo s’ua përton përgjigjet!

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2023

Njerëzit kritikojnë ashpër Halle Berry-n për foton nudo dhe
Photo Credits: @halleberry/ Instagram

Halle Berry bën çfarë t’i dojë qejfi.

Më 8 prill, aktorja 56-vjeçare postoi një foto nudo me një gotë verë nga një ballkon dhe e gjitha pamja dukej fantastike.

“Duket si një kopertinë nga një roman romantik, ku një grua ra në dashuri me veten me gjithë zemër”, shkroi dikush në komente.

Megjithatë, jo të gjithë patën një përgjigje kaq pozitve ndaj fotos së Berry-t.

“Imagjinoni të jeni në të 50-at, duke postuar ende nudo për vëmendje në menopauzë, kur duhet të jeni të qetë me nipërit tuaj”, shkroi një përdorues i Twitter.

Një tjetër tha se “të plakesh me dinjitet s’është më trendi”.

Këta njerëz qartazi nuk lexuan përshkrimin e fotots së aktores: “Unë bëj atë që dua”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Halle Berry (@halleberry)

Sidoqoftë, ajo vendosi t’u përgjigjej duke u shkruar:

"A e dini se zemra e një karkaleci ndodhet në kokën e tij?"

Me fjalë të tjera, mendimi i tyre është i parëndësishëm.

Aktorja Audra McDonald iu përgjigj postimit të Berry në Twitter, duke i thënë:

“Fitove internetin sot me këtë përgjigje.”

Në janar 2022, Halle Berry foli për filozofinë e saj mbi plakjen në një intervistë, ku ndër të tjera tha:

"Grave u thuhet se kur arrijmë një numër të caktuar, ne nuk jemi më të vlefshme. Unë besoj të kundërtën. Shoqëria duhet të na shohë si xhevahire ndërsa plakemi.”