
Dafina Zeqiri vendosi të shtyjë për një datë të pacaktuar publikimin e albumit të ri, sepse “një ndryshim i papritur pozitiv” ka ndodhur së fundmi.
“E planifikova që të publikoja albumin tim ‘Unë jam ajo’ këtë verë, por vendosa ta shtyj për më vonë,” shkroi Dafi në Instagram. “Arsyeja kryesore për ndryshimin e datës së publikimit është sepse pati një ndryshim të papritur pozitiv.”
“Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim ‘Unë jam ajo,” shtoi këngëtarja. “Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re. Ju dua të gjithëve.”
View this post on Instagram
Së fundmi, flitet se Dafina dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes. Ndoshta, shtyrja e publikimit të albumit mund të lidhet me ndarjen (gjithmonë nëse është e vërtetë). Ndarjet jo gjithmonë janë aq dramatike sa ne mendojmë; ndoshta për Dafin ka qenë, siç thotë ajo, “një ndryshim i papritur pozitiv”. Sidoqoftë, asgjë nuk dihet me siguri deri tani.