Celebrity

Ariana Grande reagon pas komenteve mbi peshën e saj

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2023

Ariana Grande reagon pas komenteve mbi peshën e saj
KEVIN MAZUR/GETTY IMAGES

Fansat e Ariana Grande kanë qenë të shqetësuar për peshën e saj dhe sigurisht, e kanë komentuar atë. Ndaj, këngëtarja ka zgjedhur që të bëjë një video në TikTok dhe të sqarojë njëherë e mirë se si qëndron puna.

“Trupi (i së shkuarës) me të cilin ju keni krahasuar trupin tim aktual, është versioni më i pashëndetshëm. Kisha marrë shumë antidepresantë dhe po haja pak. Isha në pikën më të ulët të jetës sime dhe dukesha në atë mënyrë që ju e cilësoni “si të shëndetshme”, por në fakt, nuk isha e shëndetshme”.

Ajo vijoi:
 
“E di që nuk kam pse e shpjegoj këtë”, theksoi, duke shtuar se po tregohet e hapur me publikun, pasi shpreson se kjo do të shërbejë për të nxjerrë një mësim të mirë. Këngëtarja nënvizoi se "shëndeti mund të duket ndryshe", sepse në fakt, nuk ka një model të përcaktuar se si duhet të duket dikush që të quhet "i shëndetshëm". 
 
Ariana u rikujtoi fansave dhe ndjekësve rëndësinë e mirësjelljes, duke u shprehur: “Ju kurrë nuk e dini se çfarë po kalon dikush. Ndaj, silluni mirë me njëri-tjetrin dhe me veten”.
 
“Unë mendoj se jeni të bukur. Nuk ka rëndësi se ç’po kaloni, nuk ka rëndësi pesha, as se si e bëni makeup-in këto ditë, nuk ka rëndësi cilat procedura kozmetike keni bërë apo edhe nëse nuk keni bërë fare”, e përmbylli ajo videon.
 
Grande ka folur edhe më parë për sfidat e saj mbi ankthin dhe depresionin. Në vitin 2019, ajo ka bërë edhe një postim në Instagram, ku njoftoi se këto ishin arsyet pse u detyrua të anulonte edhe disa shfaqje.