Marredhenie

Përmes këtyre 3 pyetjeve mund ta kuptosh nëse je lidhur për t’i ‘shpëtuar’ vetmisë

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2023

Përmes këtyre 3 pyetjeve mund ta kuptosh nëse je lidhur për
Getty Images

Je lidhur sepse e do atë që ke në krah apo sepse ndihesh vetëm? Zbuloje duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve:
 
Ndihesh sikur je 100% vetvetja në këtë lidhje?
 
Një ndër shenjat më të qarta që tregon se lidhja jote nuk është e vërtetë, por rezultat i dëshirës për t’i shpëtuar vetmisë, është pikërisht të pamundësia për të qenë vetvetja në një lidhje. Ti ke frikë se po të sillesh siç je në të vërtetë, partneri/ja do të largohet prej teje, ndaj ‘sakrifikon’ autenticitetin tënd për të qëndruar në një lidhje.
 
Duhet të qëndrosh gjithë kohës me partneri/en që të jesh i/e lumtur?
 
Nëse po, na vjen keq, por ti po i shmangesh qëndrimit me veten. Nëse kur nuk je me personin që je lidhur, ndihesh i/e palumtur, atëherë ndoshta lidhja jote është një tentativë për t’i shpëtuar vetmisë.
 
Bëhesh xheloz/e edhe për gjërat më të vogla?
 
Xhelozia është një tjetër shenjë që tregon se lidhja jote kontrollohet nga frika e humbjes së personit tjetër. Sipas studimeve, xhelozia në një marrëdhënie është normale dhe shihet si një forcë pozitive që u rikujton njerëzve që të vijojnë dhe të bëjnë gjeste të bukura për njëri-tjetrin, por kur ajo është e tepruar dhe pa baza, mund të jetë rezultat i frikës së qëndruarit vetëm dhe i humbjes së personit që ke pranë.
 
Pasiguritë dhe paranojat se do ta humbasësh partnerin/en sjellin edhe toksicitet në marrëdhënien tënde.

Artikuj të sugjeruar: