Celebrity

Khëm-khëm: Ç’kërkon makina e Kylie Jenner te shtëpia e Timothée Chalamet?

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2023

Khëm-khëm: Ç’kërkon makina e Kylie Jenner te
Photo-Illustration: The Cut; Photos: Getty Images

Nëse ende jeni kuriozë se ç’bëhet me thashethemin se Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë të lidhur, kemi një përditësim: Makina e saj, Range Rover-i i zi ishte parkuar në shtëpinë e aktorit, në Beverly Hills dhe domosdo, mendojmë se po kalojnë kohë bashkë.

Khëm-khëm: Ç’kërkon makina e Kylie Jenner te
Backgrid

Që kur interneti e mori vesh se Kylie dhe Timothée mund të jenë duke dalë bashkë, nuk janë ndalur aludimet dhe në fakt, dyshja veç sa i ka shtuar ato.

Khëm-khëm: Ç’kërkon makina e Kylie Jenner te
Backgrid


Së pari, në një artikull të DailyMail shkruhej: “Kendall Jenner dhe Bad Bunny shijuan një darkë pranë Kylie Jenner, Timothée Chalamet, Zack Bia dhe Russell Westbrook”.
 
Më pas, një burim tha për DeuxMoi se “Timmy C ka një të dashur të re…Kylie Jenner dhe një tjetër tha se ata të dy planifikojnë të shkojnë në Coachella bashkë.
 
Nga ana tjetër, një burim për US Weekly tha se miqtë e Kylie-t mendojnë se ajo dhe Travis Scott shumë shpejt do ta gjejnë rrugën për te njëri-tjetri dhe s’dihet tani se ç’do të ndodhë, por makina e Kylie-t te shtëpia e Timothée me siguri i shtyn pak planet dhe vizionet që kanë miqtë e Jenner.

Artikuj të sugjeruar: