Celebrity

Në rubrikën e informacioneve të panevojshme: Pete Davidson flet për madhësinë e penisit të tij

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2023

Në rubrikën e informacioneve të panevojshme: Pete Davidson flet
Photo Credits: INSTAR Images LLC/Sipa US/Alamy

Për vite me rradhë qarkullon një thashethem për Pete Davidson, saktësisht për penisin e tij: *Se ai është shumë i madh*.

Madje, në vitin 2018, një fans pyeti Ariana Grande-n, që atëherë ishte e dashura e Pete, për madhësinë e penisit të tij.

Megjithatë, 29-vjeçari tani ka vendosur të përgjigjet vetë dhe është treguar shumë i sinqertë dhe i detajuar.

Gjatë një paraqitjeje në The Breakfast Club, të enjten (13 prill), për të promovuar serialin e tij të ri "Peacock Bupkis", aktori foli edhe rreth penisit të tij.

“Nuk e kuptoj. S’është me të vërtetë kaq i veçantë”, tha ai.

Më pas vazhdoi:

"Është një penis me madhësi shumë normale. Jo shumë i madh, po as shumë i vogël. Më kanë thënë se është mjaftueshëm i madh sa për të të kënaqur dhe jo aq i madh sa të të lëndojë.”

Kështu që, nëse mendonit se Pete Davidson ka patur të dashura disa nga vajzat më të bukura të Hollywood për këtë detaj, duhet të kërkoni për një arsye tjetër përveç “penisit tejet të madh” për të cilin spekulohej. Ndoshta është humori i tij?

Burimi: LadBible