
Prilli është muaji i çudirave, përfundimisht! Coachella sapo nisi dhe gjeje pak se kush u ritakua dhe u puth me ish-in! Camila Cabello (ose Shawn Mendes, si të duash).
Shawn Mendes and Camila Cabello spotted kissing at Coachella. pic.twitter.com/QK5r9I1VsK
— Pop Base (@PopBase) April 15, 2023
Mbrëmë, ka qarkulluar kudo një video në të cilën (ish)çifti përqafohej dhe shkëmbente një puthje dhe sigurisht, njerëzit u çmendën, sepse supozohej që ata të dy të ishin ndaaarë!
Më pas, një video tjetër ku Camilla i ulej në prehër Shawn. Kaq u desh. Twitter-i mori për kot dhe me të drejtë:
Dikush u çudit në 1001 mënyra
Everyone after seeing Shawn Mendes and Camila Cabello kissing at Coachella be like:pic.twitter.com/p2JUiI9KFN
— Minnie ? (@eraofaqueen) April 15, 2023
Dikush tjetër u gëzua
Shawn and Camila ? I love them together pic.twitter.com/DUxAqysffu
— Shawn Mendes Fans (@ShawnMendesFans) April 15, 2023
Një tjetër pyet nëse janë rikthyer bashkë (pyetjen që bëjmë të gjithë domethënë)
Shawn Mendes and Camila Cabello get back together? pic.twitter.com/IUACDeOer5
— mrs puff (@mrspoppypuffff) April 13, 2023
Dikush tjetër, dukshëm i prekur
Seeing Shawn and Camila talking to each other after so long pic.twitter.com/taQXUH1sQq
— Noor?? ? (@feelithigher) April 15, 2023
Shawn dhe Camila u lidhën në vitin 2019, më pas ndodhi pandemia dhe ata u shprehën shumë të lumtur që u izoluan bashkë. Dy vite më vonë, Mendes dhe Cabello njoftuan ndarjen në Instagram, me një deklaratë të përbashkët, në të cilën u shprehën:
“Hej, njerëz, ne vendosëm që t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. E nisëm lidhjen si miq të ngushtë dhe do të vijojmë të jemi miq të ngushtë. E vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj”.
Sërish, njërëzit ishin pak në mëdyshje, por në mars të 2022-shit, burimet thanë se ndarja ishte përfundimtare.
Epo, mesa duket prapavija e Mërkurit po bën punën e saj, ende pa ardhur mirë!