
Marka Dior është akuzuar për racizëm në reklamën e fundit, në të cilën shfaqet një modele aziatike duke tërhequr syrin. Qindra përdorues të rrjeteve sociale komentuan reklamën dhe kjo bëri që Dior ta fshinte nga Instagram-i.

Reklama kishte si qëllim promovimin e koleksionin e ri të makeup-it, por kjo s’u pëlqeu aspak njerëzve. Shpejt, vërshuan komentet e zemëruara dhe njerëzit u shprehën se kjo reklamë është një “diskriminim racor”.
“Po përpiqeni të fitoni para dhe të bëheni racistë në të njëjtën kohë?”, komentoi dikush tjetër.
Në të tjera komente, njerëzit u shprehën se Dior duhet të kërkojë falje për fyerjen ndaj njerëzve që u përkasin kulturës aziatike, si dhe komentuan se ishin mjaft të zhgënjyer.
Komentet vijnë pasi tërheqja e syrit është një gjest fyes ndaj pamjes unike të njerëzve të vendeve aziatike, veçanërisht atyre të Azisë Lindore dhe në fakt, nuk është hera e parë që Dior përballet me të tilla polemika, sidomos në Kinë.
Edhe në vitin 2021, në një fushatë të Dior, disa përdorues të rrjeteve sociale, akuzuan markën se përmes fotografive me të cilat promovonte fushatën, po përjetësonte stereotipet që kanë njerëzit që jetojnë në Perëndim për fytyrat aziatike. Më vonë, fotografi kërkoi falje.
Sërish, në 2022, Dior u akuzua se “përvetësoi kulturën kineze” në dizajnin e një fundi të prodhuar nga marka.
Artikuj të sugjeruar: