Marredhenie

Nisur nga Camila & Shawn, pse disa njerëz kanë tendencën të kthehen tek ish-i?

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2023

Nisur nga Camila & Shawn, pse disa njerëz kanë tendencën
Instagram


Dje bota u shokua dhe u lumturua për ribashkimin dhe puthjen e Camila Cabello-s me ish-in e saj, Shawn Mendes. Më parë, këngëtarët kanë qenë të lidhur, njoftuan ndarjen dhe ja ku u panë prapë bashkë në krahët e njëri-tjetrit.
 
Nisur nga kjo dhe nga fakti që shumë njerëz kanë tendencën të kthehen tek ish-i, po ju japim disa arsye pse ndodh:
 
Janë familjarë me njëri-tjetrin

Le ta pranojmë, ndonjëherë s’kemi nerva të njohim dikë të ri (lexoje me zërin e Ermionës) dhe rruga më e shkurtër është ish-i. Ai/ajo na njeh, e di çfarë duam, çfarë na tërheq dhe çfarë nuk tolerojmë, ndaj nëse ia vlen, pse mos.
 
Vetmia
 
Sërish, vetmia është një barrë e rëndë, sidomos për njerëzit që sapo kanë kaluar një ndarje. Ky është një proces që secili e kalon në mënyrën e vet, ndaj se sa kohë merr rikuperimi, varet nga vetë personi, ndaj ndonjëherë, vetmia është një prej arsyeve kryesore pse disa njerëz shkojnë drejt ish-it.
 
Reflektimi
 
Në disa raste, pasi njerëzit ndahen, e kuptojnë se ish-i mund të jetë personi i duhur. Nëse arsyeja e ndarjes nuk ka qenë aq e madhe sa ta ketë thyer besimin dhe marrëdhënien, gjatë periudhës së ndarjes, mund të reflektojnë dhe të kuptojnë se çfarë duhet ndryshuar në marrëdhënie. Kështu, ish-partnerët mund ta njohin njëri-tjetrin në një aspekt të ri dhe të përmirësohen.
 
Keqardhja
 
Një tjetër arsye mund të jetë edhe keqardhja. Ndarjet që ndodhin papritur, apo lidhjet që zbehen me kalimin e kohës, shkaktojnë dhimbje dhe sigurisht, edhe keqardhje. Në disa raste, njerëzit mendojnë se bënë diçka të keqe që u ndanë dhe kanë tendencën të kthehen me ish-in që të “shlyejnë fajin”.
 
Për hir të partnerit
 
Jo të gjitha ribashkimet dëshirohen njësoj nga të dy partnerët. Ka gjasa që dy ish-parnterë rilidhen sepse ndihen në borxh ndaj tjetrit, apo sepse e shohin ribashkimin mënyrën e vetme për të shpëtuar partnerin nga një problem i caktuar.
 
Partneri/ja ka ndryshuar
 
Ka edhe raste kur njerëzit piqen dhe ndryshojnë. Ndaj, kur njerëzit arrijnë ta rigjejnë rrugën për tek ish-partneri dhe shohin ndryshime pozitive, kjo i bind që të rikrijojnë një marrëdhënie.

Artikuj të sugjeruar: